PPSH në lidhje me "Meet and Code"

Meet and Code në përgjithësi

Grantet e "Meet and Code" janë në dispozicion vetëm për organizatat jofitimprurëse. Do të duhet ta regjistroni organizatën tuaj bamirëse këtu në ueb-faqen e "Meet and Code". Për t'u regjistruar dhe për ta vërtetuar statusin tuaj jofitimprurës, do të orientoheni për tek platformat e TechSoup Europe [partnerët lokalë të TechSoup-it]. Pasi ta regjistroni me sukses organizatën tuaj atje, do të merrni një token (shenjë) vërtetimi për ta përfunduar regjistrimin në Platformën e "Meet and Code". Pastaj mund të paraqisni një ose më tepër ide për ngjarje në ueb-faqen e "Meet and Code" dhe të merrni pjesë në "Meet and Code 2019"!

Nëse keni marrë pjesë në "Meet and Code" në vitet e kaluara, mund të lajmëroheni me llogarinë tuaj dhe të dorëzoni ide të reja për ngjarje në vitin 2019.

Organizata juaj patjetër duhet jetë jofitimprurëse dhe për këtë duhet të ketë llogari të verifikuar te partneri juaj lokal i Techsoup-it [ju lutemi koordinohuni me partnerit tuaj lokal të Techsoup-it] që të keni mundësi të merrni pjesë në "Meet and Code".

Për ta identifikuar dhe për ta verikfikuar statusin jofitimprurës së organizatës suaj, duhet të pranoni Token verifikues nga [partneri juaj lokal i TechSoup-it].

  1. Nëse tashmë jeni të regjistruar në Techsoup Balkans, atëherë ju lutemi lajmërohuni në llogarinë tuaj në ueb-faqen e Techsoup Balkans dhe merrni një Token verifikues.
  2. Nëse nuk jeni të regjistruar në Techsoup Balkans, atëherë klikoni më poshtë për t'u regjistruar në Techsoup Balkans, atëherë klikoni më poshtë për t'u regjistruar dhe ndiqni hapat e ardhshëm.

Për më tepër informata dhe për t'u regjistruar tani, klikoni këtu.

Ngjarja juaj duhet t'i plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Tema e ngjarjes duhet të jetë e lidhur me prorgamimin dhe teknologjinë
  • Ngjarja juaj duhet të mbahet gjatë Javës evropiane të programimit (5- 20 tetor, 2019)
  • Në ngjarjen tuaj duhet të marrin pjesë së pakur 20 pjesëmarrës
  • Ngjarja duhet të jetë e dedikuar për fëmijët dhe të rinjtë e moshës ndërmjet 8 dhe 24 vjet
  • Ngjarja duhet të jetë falas për pjesëmarrësit

Nëse ngjarja juaj i plotëson të gjitha kriteret e mësipërme, ngjarja juaj do të jetë e kualifikuar për procesin e vlerësimit të aplikacionit. Pas dorëzimit të ngjarjes suaj, do të merrni përgjigje brenda katër javëve.

Unë jam përfaqësues i një bilbioteke:

Nëse keni status të organizatës jofitimprurëse në vendin tuaj, mund të aplikoni për grant. Nëse nuk jeni të sigurt, kontaktoni Fondacionin Metamorfozis. Nëse nuk keni status të organizatës jofitimprurëse, do të duhet të gjeni një organizatë jofitimprurëse si partner për bashkëpunim.

Dua të organizoj një ngjarje si person privat:

Duhet të gjeni një organizatë jofitimprurëse si partner për bashkëpunim.

Ju lutemi vini re se grantet mund t'u transferohen vetëm organizatave jofitimprurëse. Prandaj, është e rëndësishme që shkolla juaj të ketë status jofitimprurës. Në shumicën e rasteve, shkollat kanë shoqatë jofitimprurëse shkollore me të cilën mund të regjistrohen në "Meet and Code". Nëse jo, po ashtu ka mundësi të gjeni një organizatë jofitimprurëse si partner për bashkëpunim. Pasi të regjistroheni, mund ta dorëzoni ngjarjen tuaj dhe ta mbani ngjarjen si pjesë e orës mësimore. Nëse nuk e dini orarin e mësimit për muajin e ardhshëm, mund të tregoni një kohë të përafërt se kur mendoni se ngjarja mund të mbahet gjatë orës suaj.

Kur do ta paraqitni ngjarjen, mund ta zgjidhni opcionin "Të gjitha vendet janë plotësuar”. Në atë rast, përveç nxënësve tuaj, në ngjarje nuk mund të marrin pjesë nxënës të tjerë.

Ndani idenë tuaj me prindërit tuaj, arsimtarin, bibliotekistin ose përfaqësuesin e organizatës jofitimprurëse lokale! Nëse keni nevojë për mbështetjen tonë, tregoni atyre gjithashtu për iniciativën "Meet and Code". Mund të gjeni disa materiali të dobishme që mund t'i përdorni gjatë ngjarjes suaj në Bibliotekën për inspirim.

Po! Mund të dërgoni sa të dëshironi ide të ndryshme. Ju lutemi kini parasysh se çdo ide duhet të jetë me përmbajtje të ndryshme.

Regjistrimi për "Meet and Code 2019" është i hapur prej 03.06.2019 deri më 08.09.2019. Duhet ta dorëzoni ngjarjen tuaj brenda kësaj periudhe, përndryshe nuk mund të merrni pjesë.

Në raste të jashtëzakonshme, nëse nuk ka pasur mundësi të mbahet ngjarja gjatë Javës evropiane të programimit, lejohet që ngjarja të mbahet më vonë. Ju lutemi informoni personin tuaj lokal për kontakt për këtë, ndërsa të dhënat e kontaktit gjenden këtu.

Do të merrni përgjigje në afat prej katër javësh pas dorëzimit të idesë suaj.

Do të pranoni një e-mail konfirmimi me të dhënat bankare që i keni dhënë kur jeni regjistruar. Pasi t'i rishikoni këto informata, mjetet financiare do të transferohen në llogarinë tuaj bankare në afat prej dy javësh. Ju lutemi që të na dërgoni vërtetim për pranimin e parave.

Pastaj u mbetet juve që të organizoni një ngjarje të suksesshme! Mund të gjeni materiale të dobishme në Bibliotekën për inspirim dhe mbështetje për komunikimin tuaj në seksionin për shkarkim pasi të lajmëroheni këtu.

Prej jush kërkohet që të dërgoni një raport për ngjarjen në afat prej 48 orësh pas organizimit dhe mbajtjes së saj. Për raportim, do t'ju dërgohet një anketë para Javës evropiane të prorgamimit nëpërmjet e-mail-it, raport me shkrim për ngjarjen dhe raport financiar për mjetet e shpenzuara, si dhe do të duhet të dërgoni disa fotografi nga ngjarja juaj. Poashtu kërkojmë që të na dërgoni vërtetim për pranimin e donacionit në afat prej 14 ditësh nga dita e pranimit të parave.

Nëse dëshironi të mësoni më tepër për kushtet dhe kriteert, ju lutemi klikoni këtu.

Biblioteka për inspirim e "Meet and Code" ofron një numër të madh idesh dhe metodash për ta organizuar ngjarjen tuaj. Po ashtu ju inkurajojmë që t'i shihni edhe ngjarjet që tashmë janë regjistruar për të fituar inspirim këtu.

Nëse dëshironi t'i njoftoni njerëzi tjerë për ngjarjen tuaj të "Meet and Code", mund ta bëni këtë nëpërmjet rrjeteve sociale duke i përdorur hashtag-et: #meetandcode #codeEU #SAP4Good. Ngjarje në ueb-faqe mund të shpërndahen drejtpërdrejtë nëpërmjet ikonave të rrjeteve përkatëse sociale.

Nëse ngjarja juaj është miratuar, së shpejti pas kësaj do të pranoni një "Pako për mirëseardhje" nëpërmjet e-mail-it, e cila do të përfshijë udhëzime për komunikimim, grafikë dhe ide për t'ju ndihmuar për ta promovuar idenë tuaj. Mund ta shkarkoni atë edhe drejtpërdrejtë nga ueb-faqja jonë kurdo që të keni nevojë për të. Vetëm lajmërohuni në ueb-faqen e "Meet and Code" dhe shkoni në seksionin "Shkarkime".

Po! Shkoni në faqen tonë për tregim të ngjarjeve ku mund të gjeni një udhëzues të thjeshtë për atë se si ta përshkruani tregimin tuaj dhe t'ia dërgoni personit për kontakt në vendin tuaj. Tregimi duhet të jetë në gjuhën angleze, mirëpo nëse dëshironi mund ta dërgoni edhe versionin në gjuhën tuaj lokale. Nëse na i dëroni të gjitha informatat e nevojshme, me kënaqësi do ta shpërndajmë suksesin tuaj në të dyja gjuhët!

Nëse dëshironi të na dërgoni fotografi ose video, ju lutemi të na jepni një deklaratë me shkrim se keni marrë pëlqimin e pjesëmarrësve të ngjarjes përpara se të ndani tregimin tuaj në ueb-faqen tonë. Atë mund ta gjeni si shtojcë në udhëzues. Para se ta bëni këtë, duhet ta merrni pëlqimin e duhur nga pjesëmarrësit, ose në rast të fëmijëve - nga kujdestarët e tyre ligjorë - për t'i shpërndarë këto fotografi publikisht. Mostrën e deklaratës për dhënie të pëlqimit mund ta gjeni në seksionin 'Shkarkime' pasi të lajmëroheni në faqen e "Meet dhe Code".

Projekti "SAP Lighthouse" është ngjarje programimi gjatë "Meet and Code", e inicuar brenda dhe e implementuar VETËM nga punonjësit e SAP - në shumë raste me një partner lokal jofitimprurës.



Çmimi Meet and Code

Gjatë procesit të dorëzimit të idesë suaj për ngjarje, mund ta zgjidhni njërin nga opsionet e mëposhtme:

Pjesëmarrje vetëm në votimin publik: Nëse e zgjidhni këtë mundësi, ju dhe njerëzit e tjerë do të keni mundësi të votni për ngjarjen tuaj dhe me numër të mjaftueshëm votash, ju mund të jeni finalistë ose fitues dhe të keni mund të merrni pjesë në Javën e ndarjes së shpërblimeve.

Pjesëmarrja shtesë në njërën nga katër kategoritë dhe në votimin publik: Nëse e zgjidhni këtë opsion, do të keni mundësi të mblidhni vota nga votimi publik. Përveç kësaj, ngjarja juaj do të jetë pjesë e përzgjedhjes së jurisë në kategorinë e zgjedhur gjatë regjistrimit të ngjarjes. Ju lutem vini re se ju mund të jeni vetëm fitues në njërën nga dy opsionet.

Ju lutemi gjeni të gjitha informatat për Shpërblimin këtu.

Jo. Kur do ta dorëzoni një ngjarje, do të keni mundësi të zgjidhni “Pa pjesëmarrje” nëse nuk doni të merrni pjesë. Kjo nuk do të ndikojë aspak në procesin e vlerësimit të aplikacionit.

Duke filluar nga 16 shtatori deri më 20 tetor, në orën 23:59 CET, çdo ngjarje e "Meet and Code" që merr pjesë në Shpërblim mund të votohet në ueb-faqen e "Meet and Code". Për ta rritur vetëdijen për ngjarjen me qëllim që të fitoni vota, ngjarjet mund të shpërndahen përmes kanaleve të rrjeteve sociale. 10 ngjarjet më të mira nga të gjitha vendet pjesëmarrëse do të shfaqen në ueb-faqen e "Meet and Code" gjatë periudhës së votimit. 3 ngjarjet më të mira do të ftohen në Javën e ndarjes së shpërblimeve dhe fituesi do të marrë shpërblim në para.

Zgjedhja e ngjarjeve nga juria do të bëhet pas Javës evropiane të programimit. Këto ngjarje do të marrin informacion brenda afro gjashtë javësh. Do të njoftoheni me e-mail nëse jeni finalist i njërës nga katër kategoritë e ndryshme. Përveç kësaj, rezultatet do të shfaqen në ueb-faqe. Fituesit e të gjitha kategorive do të shpallen gjatë Javës së ndarjes së shpërblimeve.

Informacioni rreth finalistëve dhe fituesi i votimit publik do të jetë përfundimtar pas mbylljes së votimit. Ata do të publikohen në ueb-faqen e "Meet and Code" më 21 tetor.

Paratë e shpërblimit prej 2.000 eurosh duhet të përdoren për qëllime të mësimdhënies, transmetimit dhe promovimit të shkathësive digjitale te fëmijët.


Nëse keni pyetje të tjera ose ju nevojitet informacion shtesë, mos nguroni ta kontaktoni personin tuaj lokal për kontakt.